Ad imageAd image

Indi/ 125 viktima nga stuhitë e rërës

1 min lexim

Stuhitë e rërës kanë shkaktuar të paktën 125 viktima në Indi.
Zyrtarët indianë i frikësohen përkeqësimit të motit. Erërat e fuqishme dhe vetëtimat kanë shkatërruar fshatra të tërë, rrëzuar mure dhe kanë lënë të plagosur shumë persona këtë javë. Një zëdhënës i qeverisë indiane tha se shifra e viktimave është më e larta e shkaktuar prej stuhive në këto 20 vjet. Ndërkohë zyrtarët kanë paralajmëruar se numri i viktimave mund të rriten në ditët në vazhdim. Shumica e viktimave ishin duke fjetur kur shtëpitë e tyre janë rrëzuar nga era e fortë dhe goditja e vetëtimave.

Ndani këtë artikull