Ad imageAd image

Ish-gjenerali i Chavesit arrestohet për trafik droge

1 min lexim

Policia spanjolle arrestoi të premten një ish-aleat dhe ish-gjeneral të Hugo Chavesit, nën akuzën e trafikut të drogës.

Urdhër-arresti për ish-gjeneralin ishte lëshuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nuk janë zbuluar detaje nga arresti apo akuzat, shkruan “Reuters”.

- reklamë -
Ad imageAd image

Hugo Carvajal, ish-kreu i inteligjencës ushtarake nën udhëheqjen e Chavez, denoncoi pasuesin e Chavez Nicolas Maduro në shkurt dhe dha mbështetjen e tij për Juan Guaido. Ky i fundit deklaroi veten president të përkohshëm të vendit.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull