Ad imageAd image

Italia anulon “Tap”?/ Ministri i ri: Projekt i padobishëm, do ta rishikojmë

2 min lexim

“Tap është një projekt i padobishëm dhe ne do ta rishikojmë atë”-ka deklaruar së fundmi Sergio Costa, Ministri i  ri i Mjedisit, i cili sapo ka marrë detyrën e re. Sergio Costa vjen nga radhët e 5 yjeve. Kështu qeveria e re italiane, e lindur nga bashkëpunimi mes dy partive populiste, “Liga e Veriut”-“Lëvizja 5 Yjet”, duket se nuk do që të humbasë kohë.

Edhe pse projekti i gazsjellësit në Itali do të jetë vetëm 8 kilometra i gjatë, polemikat kanë qenë të shumta gjatë këtyre dy viteve. Çështja ka shkuar deri në gjykatë, ndërkohë që kjo e fundit ka vendosur në favor të konsorciumit. Kritikët kanë kundërshtuar projektin për arsye ambientale. Por, gjithsesi, ministri i ri i ambientit në Itali e justifikoi vendimin për të rishikuar projektin me faktin se, Italia ka prodhim dhe import të mjaftueshëm të gazit, dhe për këtë arsye nuk i duhet një gazsjellës tjetër.

Rishikimi i “Tap” është përfshirë edhe në programin qeverisës mes dy partive, tha ministri. “TAP” shihet si një projekt strategjik nga Bashkimi Europian por edhe nga Shtetet e Bashkuara, pasi pritet që të ulë varësinë e Europës nag gazi rus. Vendimi i qeverisë së re italiane pritet të shkaktojë reagime të shumta nga Brukseli, ndërkohë që mund të interpretohet edhe si një lëvizje në favor të Moskës zyrtare nga Roma.

- reklamë -
Ad imageAd image

Edhe në rast se qeveria e re italiane do të marrë vendimin drastik për të anuluar “Tap”, Shqipëria nuk do të dëmtohet, përkundrazi. Përjashtimi i Italisë do t`i linte të gjithë peshën Shqipërisë dhe gazsjellësi adriatik-jonian do të merrte një rëndësi strategjike.

Ndani këtë artikull