Ad imageAd image

Italia shumë pranë arritjes së marrëveshjes për qeverinë

2 Min Read

Së shpejti mund të ketë një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re italiane. Lega dhe Lëvizja 5 Yjet, të cilat vijojnë negociatat mes tyre, thonë se janë shumë pranë akordit që do t’i jepte zgjidhje ngërçit politik të krijuar në vend, pas zgjedhjeve jovendimtare të 4 marsit.

Negociatat për krijimin e një qeverie koalicioni mes Legës së qendrës së djathtë dhe Lëvizjes 5 Yjet po shkojnë mirë dhe një marrëveshje mund të arrihet së shpejti. Ka qenë kjo deklarata e përbashkët e dy partive pas takimit mes dy udhëheqësve të këtyre forcave, Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini.

 “Janë bërë hapa të rëndësishëm në kompozimin e qeverisë dhe në emërimin e një kryeministri. Qëllimi është përcaktimi i gjithçkaje në një hapësirë të shkurtër kohore për t’i siguruar popullit një qeveri sa më shpejt,”-vijonte më tej deklarata, pas takimit mes Salvinit dhe Di Maios.

- reklamë -
Ad imageAd image

Dy partitë, kundërshtare të kufizimeve buxhetore të diktuara nga Bashkimi Europian, kanë bërë premtime elektorale që do të kushtojnë miliarda euro për t’u zbatuar. Megjithatë, krijimi sa më i shpejtë i qeverisë mbetet parësor për Italinë, që është përfshirë në një ngërç politik që prej zgjedhjeve jovendimtare të 4 marsit, ku blloku i qendrës së djathtë, fitoi shumicën e vendeve në parlament, ndërkohë që 5 Yjet u konfirmuan si partia më e madhe në vend.

TAGGED:
Share This Article