A janë përdorur të dhënat e tua të Facebook? Rrjeti social nis ‘transparancën’

Hënë, 09 Prill 2018 11:25

Për t’iu larguar ciklonit të kritikave që shkaktoi skandali i “Cambridge Analytica”, duke nisur nga kjo e hënë Facebook do të informojë 2.2 miliardë përdoruesit e tij nëse të dhënat e tyre janë përdorur nga palë të treta, apo jo.

Rrjeti më i madh shoqëror online njoftoi se do t’u dërgojë përdoruesve të vet një njoftim në sektorin e furnizimit me lajme (News Feeds), ku të gjithë mund të verifikojnë nëse të dhënat e tyre personale janë përdorur nga aplikacione të ndryshme ose jo.

“Mbrojtja e informacionit tënd”, (Protecting Your Information) do të ketë në përmbajtje një link që do të adresojë përdoruesit e Facebook në një sektor të ri, ku do t’u shfaqen aplikacionet e treta që ata përdorin përmes kësaj platforme dhe të dhënat që këto aplikacione kanë marrë prej tyre.

Facebook thotë se të gjithë përdoruesve, të dhënat e të cilëve janë marrë nga “Cambridge Analytica” do t’u bëhet e qartë kjo.

Bëhet fjalë për rreth 87 milionë përdorues, pjesa më e madhe e të cilëve, thotë Facebook, janë amerikanë.

Megjithatë, në një intervistë të publikuar ditën e dielë, Christopher Wylie, njeriu që zbuloi skandalin “Cambridge Analytica” thotë se numri i personave të prekur mund të jetë akoma më i lartë se shifra prej 87 milionësh.

Vorbulla e kritikave ndaj rrjetit të Mark Zuckerberg shpërtheu pak javë më parë. Facebook akuzohet se ka neglizhuar provatësinë e përdoruesve të tij, duke u siguruar palëve të treta, në rastin konkret “Cambridge Analytica”-s të dhëna të mjaftueshme që ajo të ndikojë në fushatën për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Vetë Mark Zuckerberg e ka pranuar se është neglizhuar në këtë pjesë, ndërkohë që në Britaninë e Madhe dhe në SHBA drejtues të lartë të Facebook janë thirrur për sqarime në komisionet përkatëse parlamentare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...