Duket se situata politike nuk paraqitet shumë e volitshme as në Armeni, pasi opozita ka dalë kundër lëvizjeve të reja qeveritare.
Sipas mediave të huaja, deputetët e partisë opozitare Yelk kanë bojkotuar ditën e djeshme zgjedhjen e presidentit aktual Serzh Sargsyan kryeministër, duke hedhur bombola gazi në Parlament.
Përfaqësuesit e Yelk kanë paralajmëruar gjithashtu protesta të shumta dhe të dhunshme ndaj këtyre lëvizjeve, duke rrezikuar dërgimin e vendit drej një kaosi politik.
Një gjë e ngjashme ndodhi pak kohë më parë në Kuvendin e Kosovës, ku deputetë të Vetëvendosjes protestuan kundër marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.