Mbyllet një gazetë konservatore në Hungari

Premte, 13 Prill 2018 10:23


Një ditë e keqe për median e lirë në Hungari. E përditshmja Magyar Nemzet u mbyll. Pas kësaj qëndron një grindje e ndërlikuar midis Orbanit dhe një oligarku me të cilin ai qe dikur mik.

Lajmi plasi në redaksi "si një sulm terrorist me bombë", kështu i përshkruan që të paktën punonjësit e "Magyar Nemzet" ndjenjat e tyre kur lexuan se gazeta e tyre do të mbyllet. Kjo gazetë konservatore ka traditë të gjatë dhe është thememluar në vitin 1938. 

Në faqen e parë të numrit të fundit të gazetës qe shtypur një shirit i ri me mbishkrimin  "1938 - 2018". Në një deklaratë redaktorët shkruajnë: "Ne besojmë se demokracia dhe informimi i paanshëm i publikut në Hungari do të vazhdojnë të ekzistojnë dhe shpresojmë të rikthehemi!".

Mbyllja e gazetës pas fitores së fundit në zgjedhjet e së dielës të Viktor Orbánit ka një histori të komplikuar.Gazeta "Magyar Nemzet" "Kombi Hungarez", ishte pas përfundimit të diktaturës komuniste media kryesore nacional-konservatore. Në vitin 2000 gazeta u bashkua në mënyrë jo të qartë me një gazetë tjetër të djathtë dhe kaloi nën kontrollin e oligarkut hungarez Lajos Simicska. Ai është një mik i vjetër dhe shoku shkolle i Viktor Orbanit, dhe për dy vjet e gjysmë ka qenë një eminencë enigmatike gri brenda partisë së Orbanit Fidesz.

Me perandorinë e tij të biznesit "Këzgép" në të cilën ndër të tjera bëjnë pjesë firma ndërtimi dhe kompani mediatike, ai organizonte në prapavijë financat e partisë Fidesz dhe i siguroi asaj pavarësinë ekonomike me anë marrëveshjesh të dyshimta. Simicska i qëndroi besnik Orbanit edhe pas disfatës në vitin 2002 dhe ngriti një sipërmarrje të fuqishme mediatike besnike të partisë Fidesz, sepse Orbani mendonte se i kishte humbur zgjedhjet për shkak të njoftimeve në mediat armiqësore hungareze.

Pas fitores së Orbanit në vitin 2010 firmat e Simicskas fituan shumë tendera publikë dhe oligarku u bë një ndër njerëzit më të fuqishëm të Hungarisë. Kjo zgjoi dyshime te Orbani që e konsideron atë si tepër të fuqishëm. Në vitin 2015 shokët e dikurshëm u prishën, sepse Simicska donte që të bashkëqeveriste jozyrtarisht.

Pas prishjes së tyre më 6 shkurt 2015 mediet e oligarkut e ndërruan katërcipërosht kursin dhe filluan ta kritikonin Orbanin në të gjitha drejtimet dhe përmes të gjitha kanaleve, në gazetën Magyar Nemzet, televizionin Hír TV dhe radion Lánchíd Rádió. Njëkohësisht ato filluan të mbështesnin partinë askohe ekstremiste të djathtë Jobbik.

Materialet e publikuara në mediat e kompanisë mediatike të Simicskas ishin materiale të nisura nga interesa të cakuara dhe jo shkrime të pavarura. Para zgjedhjeve në to publikoheshin detaje për afera kurruptive të Orbanit, ndërkohë që vetë Simicska kishte qenë dikur vetë pjesë e tyre.

Edhe pse gazeta "Magyar Nemzet" nuk qe ndonjë fanar i shtypit të lirë, mbyllja e saj tregon për homogjenizimin e tregut mediatik në Hungari. Mediat publike janë nën kontrollin e qeverisë dhe shumica e mediave private janë në duart e sipërmarrësve besnikë të Orbanit.

Krahas disa mediave on-line që nuk kanë shumë publik, vetëm televizioni privat RTL Klub transmeton në emisionin e tij ditor të lajmeve Híradó informacione të pavarura. Po ashtu mbyllja e gazetës "Magyar Nemzet" tregon edhe se sa të varura janë mediat në Hungari dhe Evropën Juglindore në përgjithësi prej interesave politike dhe ekonomike të pronarëve të tyre.

Ndërkohë gazeta "Magyar Nemzet" mund të mbijetojë, nëse e ble politikani liberalo-ekologjiko-alternativ dhe milioneri Péter Ungár, i cili është shprehur se po mendon për ta blerë gazetën. Por edhe pas këtijj lajmi qëndron një histori fanepsëse: Ungái është djali i historianes Mária Schmidt, e cila ndryshe nga ai është një propagandiste e zjarrtë i Fideszit. Në fund të vitit 2016 ajo bleu të përjavshmen e pavarur "Figyelë". Menjëherë pas kësaj kjo revistë u kthye tërësisht në kursin e Orbánit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...