Një tjetër paralajmërim ka ardhur nga Presidenti Donald Trump i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në drejtim të Sirisë. Trump tha se nëse përsëriten sulme të tjera kimike SHBA-të janë gati për të goditur sërish.
Ky paralajmërim vjen pasi SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca goditën me raketa 3 qytete siriane. Ky sulm ishte në përgjigje të sulmit të dyshuar kimik në Douma, rreth një javë më parë. Nga ana e saj Siria e ka mohuar përdorimin e agjentëve kimikë dhe thotë se sulmi u fabrikua nga rebelët.
Vala e sulmeve është më e madhja ndonjëherë ndaj qeverisë së Presidentit sirian Bashar al-Assad nga fuqitë perëndimore në 7 vitet e luftës civile në Siri.