Ministër i Brendshëm italian Matteo Salvini ka reaguar ndaj informacioneve të ardhura nga Berlini se 2 avionë charter të mbushur me azilkërkues të dëbuar nga territori gjerman do të kthehen në Itali më 11 e 19 tetor.
Në një reagim në Twitter ai shkruan, “Nëse dikush në Berlin apo Bruksel mendon se do të shkarkoj në Itali dhjetëra emigrantë me fluturime të pa autorizuara, duhet të dinë se asnjë aeroport italian do të jetë i disponueshëm. Do të mbyllim të gjithë aeroportet, ashtu siç kemi mbyllur portet”.
Mbërritja e charterit të parë me 40 emigrantë të dëbuar nga Gjermania drejt aeroportit Fiumicino të Romës, është parashikuar më datë 11 tetor, informojnë sot mediat italiane.