Vdekja e gazetarit rus/ Dyshime të forta se u vra nga autoritetet

Hënë, 16 Prill 2018 15:24

Një vdekje  e mistershme ajo e gazetarit investigativ rus Maxsim Borodin.  Borodin ishte një gazetar investigativ për gazetën ruse Novy Den. Ai u gjet pa ndjenja jashtë banesës së tij më 12 prill, pasi kishte rënë nga dritarja e apartamentit, u dërgua ne spital, por nuk shpëtoi dot. 32-vjeçari vdiq dy ditë pasi ra nga banesa e tij në katin e pestë.  Miqtë e tij ngrejnë dyshime se vdekja e tij nuk ishte vetëvrasje, por e programuar nga autoritetet, për shkak të profesionit të tij. Në 5 të mëngjesit më 11 prill, një ditë para rënies së tij, një mik i tij ka treguar se Borodin ishte i “alarmuar” sepse shtëpia e tij ishte “e rrethuar nga zyrtarë të sigurisë” të gjithë të maskuar ne fytyre. Në një post në Facebook të shkruar në rusisht, miku i Borodin Vyacheslav Bashkov tha se gazetari kishte një “zë të shqetësuar” pasi ai shpjegoi se ai besonte se policia po priste një urdhër për të ndërhyrë.

Ai tha se Borodin e kishte telefonuar, sepse kishte nevojë për ndihmë për gjetjen e një avokati.

Baskhov tha: “Zëri i Max ishte i alarmuar, por jo histerik dhe unë e mora seriozisht, i premtova se do te njoftoj këdo te kem mundësi dhe do ta telefononte sërish”.

Kyeredaktori ka deklaruar se nuk besonte se ai kishte kryer vetëvrasje. Ndërkohë që gazetari ishte i njohur për investigimet e tij te forta. Një shkrim qe ngjall dyshime është mbi një investigim te tij, lidhur me mercenarët rusë te vendosur në Siri nga një kompani ruse, financuar nga Yevgeny Prigozhin. Ky i fundit është nën akuzë në SHBA që prej shkurtit dhe akuzohet se ka tentuar të influencojë zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...