Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Karolinën e Jugut ku 7 të burgosur u vranë dhë 17 të tjerë mbeten të plagosur rëndë pasi të burgosurit u lanë të ziheshin me njëri-tjetrin për më shumë se 7 orë, përpara se autoritetet të rifitonin kontrollin në një burg të sigurisë së lartë.
Arsyeja e fillimit të revoltës ishte se të burgosurit kërkonin kujdes mjekësor jashtë spitalit.
Autoritet e burgjeve të Karolinës së Jugut njoftuan se ngjarja ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit të së hënës dhe se shumica e viktimave ishin të goditur me thikë ose ishin rrahur për vdekje.
Autoritet gjithashtu lajmëruan se emrat e të burgosurve nuk do të bëhëshin të ditur për mediat, përpara se familjarët e tyre të tërhiqnin trupat.
Karolina e Jugut është e famshme për burgje të sigurisë së lartë dhe ngjarje të tilla gjatë viteve të fundit kanë qenë të shpeshta.
Në mars të këtij viti të burgosurit mbajtën peng për 90 minuta një polic të sigurisë, ndërsa më shumë së 250 të burgosur janë dërguar në spital dy vitet e fundit.