Lëvizte me 1.2kg kokainë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

news55
1 Min Read

Një 31 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane për trafik kokaine. I arrestuari është shtetasi B.O.

Në automjetin e tij është gjetur e fshehur në pjesën anësore të motorrit 1 kg e 200 gramë kokainë. Ndalimi i tij është bërë në daljen e autostradës Massafra në provincën e Tarantos.

Gjatë inspektimit të makinës nuhatja e qenve policorë ka sinjalizuar praninë e lëndës narkotike. Automjeti i shqiptarit i është nënshtruar një kontrolli në komandën provinciale të policisë financiare të Tarnatos, ku është gjetur e fshehur dhe sasia e drogës.

Policia italiane ka nisur hetimin për zbardhjen e bashkëpunëtorëve të tij si dhe destinacionin e mbërritjes së kokainës.

Share This Article