Kur pritet të zerohen rastet me koronavirus në Itali? Gazeta Corriere della Sera shkruan se objektivi është java e dytë ose e tretë e majit.
Ky është momenti kur në të gjithë territorin italian do të zerohen rastet e diagnostikuara me Covid-19. Objektivi mund të arrihet duke nisur nga 5 deri më 16 maj. Por në disa rajone, kjo mund të ndodhë më herët
Rezultatet vijnë nga një studim i EIEF, Instituti për Ekonomi dhe Financa Einaudi me qendër në Romë. Ky është një studim i rëndësishëm jo vetëm për Italinë, por për mbarë botën. Për momentin, studimi është i pari që tregon një horizont.
Sipas të dhënave, rastet me koronavirusin e ri pritet të zerohen mes 5 dhe 16 majit në Toskana, vendi që është më pas në kurbë.
Të tjera rajone janë shumë më përpara. Në Trentino-Alto Adige, ky kufi do kapërcehet më 6 prill. Në Basilicata një ditë më pas. Në Valle d’Aosta ditën tjetër. Kurse në Puglia, rastet do zerohen më 9 prill.
Në Veneto, dita-zero do vijë më 14 prill. Në Lombardi më 22 prill dhe në Emilia-Romagna më 28 prill.
Në Lazio pritet që objektivi të përmbushet më 16 prill.