Recep Tayyip Erdogan ka njoftuar një tjetër ndërhyrje ushtarake në kufi.
“ Ne do të nisim një operacion të ri, pas operacionit Mburoja e Eufrati dhe Dega e Ullirit. Ushtarët tanë janë gati për misione të reja”, ka thënë Erdogan, duke iu referuar dy operacioneve të mëparshme turke në Siri. E vetmja gjë që në fakt po bën Erdogan është lufta ndaj Kurtëve.
E justifikuar si luftë ndaj terrorizmit, kjo nuk është hera e parë që Erdogan i lëshon mesazhe të forta kurdëve. Sirinë ai shpesh e ka përdorur si rast të ngjashëm për t’i frikësuar kurdët, se ashtu si në Siri, edhe kurdëve një natë ushtria turke mund t’u “shkojë befas” nëse vazhdojnë me planin e tyre për të shpallur pavarësinë pas referendumit.
Paralajmërimin Erdogan e bëri sot në Stamboll, ku shpalosi manifestin e tij zgjedhor, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale, që do të mbahen muajin e ardhshëm.