Ad imageAd image

Hawai/ Llava shkatërron banesa dhe pyje, evakuohen 2 mijë banorë

1 min lexim

Shpërthimet e vullkanit Kilauea shkaktuan një çarje të re të tokës në Hawaii.

Raportohet se llava dhe hiri janë ngritur në lartësi deri në 7 metra. Lumi i magmës ka shkatërruar banesa dhe pyje.

Rreth 2 mijë banorë  janë  evakuar për shkak të përqëndrimit të madh të squfurit në atmosferë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Deri tani 30 shtëpi janë përfshirë nga llava, por nuk raportohet për të vdekur apo të plagosur.

Llava është shpërndarë në një territor prej 36,000 metrash katrorë, ndonëse me shpejtësi të ngadalësuar.

Ditë më parë shpërthimi i vullkanit Kilauea u pasua nga një seri lëkundjesh tërmeti në të gjithë zonën përreth Pahoa, në ishullin Grande.

Ndani këtë artikull