Facebook do ta hapë në Barcelonë muajt e ardhshëm qendrën kundër “Fake news”, lajmeve të rreme. Sipas medias spanjolle, në të do të punësohen rreth 500 persona. Zyrat “anti fake news” të Facebook do të drejtohen nga një kompani e madhe që menaxhon shërbimin call center në Spanjë. Lajmi vjen pas kërkesës së Komisionit Europian që i la dy muaj kohë rrjetit social për të prezantuar planin konkret kundër lajmeve false.