Ad imageAd image

E rrallë/ Prindërit vendosin të dhurojnë organet, 13-vjeçari rikthehet në jetë

1 Min Read

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Alabama , ku një 13 vjeçar u mendua se ndërroi jetë, pasi vuante nga një traumë në tru.

Por,  13 vjeçari u ngjall pak pasi prindërit e tij kishin firmosur dokumentet për dhurimin e organeve.

Trenton McKinley vuante nga një traumë të rëndë në tru pasi u rrëzua nga një makinë dhe rimorkio e goditi kokën.

- reklamë -
Ad imageAd image

Doktorët i thanë prindërve se ai nuk kishte më jetë dhe se organet e tij ishin të përshtatshme për 5 fëmijë të tjerë të cilët kishin nevojë për transplant.

Një ditë pasi ishte vendosur t’i  hiqnin tubat të cilat e mbanin në jetë, Trenton shfaqi shenja të ndërgjegjësimit.

Adoleshenti pësoi 7 fraktura të kafkës në aksidentin e ndodhur në mars në Alabama.

Nëna e tij Jennifer Reindl tregon se Trenton i ishte nënshtruar disa herë ndërhyrjeve kirurgjikale në kaftë ndërsa veshkat nuk funksiononin dhe pati arrest kardiak.

Share This Article