Tre amerikanët që mbaheshin të burgosur në Korenë e Veriut janë rrugës për në shtëpi, është shprehur presidenti Trump sot.
Trump u shpreh se sekretari I shtetit Mike Pompeo dhe ‘’ të ftuarit e tij’ do të arrijnë në një bazë ushtarake amerikane jashtë Koresë së Veriut të enjten në mëngjes.
Lirimi i tyre erdhi pas përgatitjeve që po bëjnë të dyja shtetet për një takim, të cilin presidenti Trump e ka organizuar tashmë por nuk e ka treguar vendin e saktë.
Shtëpia e bardhë e vlerëson lirimin e të burgosurve nga Koreva e Veriut dhe e shikon këtë si një gjest të mirë drejt ndryshimit shprehet Trump më tej.