Trump: Pasoja të rënda për Iranin

E mërkurë, 09 May 2018 22:11

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Iranin të mërkurën se do të ndeshej me “pasoja shumë të rënda” nëse do të fillonte prodhimin e armëve bërthamore pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja ndërkombëtar e vitit 2015, që kishte si qëllim ndalimin e programit bërthamor të Teheranit.

Në komentet që bëri në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara “brenda një periudhe të shkurtër kohore” do të vendosin sanksionet ekonomike ndaj Iranit, në një përpjekje për të detyruar Teheranin që të negociojë kushte të reja mbi marrëveshjen, provat e tij me raketa balistike dhe praninë ushtarake në Siri, Jemen dhe rajone të tjera në Lindjen e Mesme.

Presidenti amerikan akuzoi Iranin për krijimin e “skenave destabilizuese dhe vdekjeprurëse” në rajon.

“Ne do të arrijmë një marrëveshje shumë të mirë ose nuk do të ketë fare marrëveshje,” tha ai.

Presidenti Trump vazhdoi ta sulmonte marrëveshjen bërthamore që Teherani arriti me Shtetet e Bashkuara nën udhëheqjen e paraardhësit të tij, Barak Obama, duke e quajtur atë një “marrëveshje të tmerrshme që nuk duhet të ishte bërë kurrë”.

Komentet e Presidentit Trump erdhën pak kohë pasi pesë fuqitë e tjera nënshkruese: Gjermania, Britania, Franca, Rusia dhe Kina shprehën përkushtimin e tyre ndaj marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Modifikuar më E mërkurë, 09 May 2018 22:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...