Një studente ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për të prezantuar tezën e saj.
Studentja e niversitetit Cornell u zhvesh në mbathje për ta prezantuar atë.
Reagimi i saj erdhi pasi pedagogia nisi ta pyeste për pantallonat e shkurtra që kishte veshur.
Letitia Chai i hoqi rrobat përpara mësuesve dhe studentëve në universitetin e njohur.
Kjo pasi profesoresha Rebekah Maggor i tha se pantallonat e shkurtra që kishte veshur, ishin shumë të shkurtra.
“Nuk u them studentëve çfarë të veshin, por u kërkoj që të reflektojnë për veten dhe vendimet e tyre,” tha Maggor.
Videoja është kthyer në virale në rrjet me komente të shumta pro dhe kundër veprimit të studentes.