Këtë të enjte u njoftua se Izraeli ka sulmuar thuajse të gjithë infrastrukturën ushtarake iraniane në Siri, pasi forcat iraniane lëshuan disa raketa në territorin e kontrolluar prej vendit hebre të Lartësive Golan.
Golan, territor sirian i kontrolluar prej Izraelit, ishte “thjesht një tjetër demonstrim se regjimi iranian nuk mund të besohet, e një paralajmërim se presidenti mori vendimin e duhur për të dalë nga marrëveshja me Iranin”, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.
Kjo ishte “breshëria” më e rëndë izraelite në Siri që prej fillimit të luftës civile në vitin 2011, në të cilën iranianët, milicitë aleate shiite dhe ushtarët rusë kanë ofruar mbështetjen e tyre për presidentin Bashar al-Assad.
Ende nuk ka raporte për viktima. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman tha se raketat iraniane, ose nuk arritën në destinacionet e tyre, që ishin bazat ushtarake izraelite në Lartësitë Golan të pushtuara nga Izraeli, ose janë rrëzuar nga sistemi i mbrojtjes antiajrore.