Ad imageAd image

Mbyll sytë në qetësi, David Goodall zgjedh t’i japë fund jetës në moshën 104-vjeçare

1 Min Read

Shkencëtari 104-vjeçar, David Goodall ka mbyllur sytë përgjithmonë, duke zgjedhur t’i jepte fund jetës në një klinikë të Zvicrës përmes eutanazisë.

Lajmi konfirmohet edhe nga organizata mbrojtëse e së drejtës për të vdekur.

Ekologjisti dhe botanisti i famshëm, i cili nuk ishte i preku nga ndonjë sëmundje e pashërueshme, tha se vendimin e kishte marrë nga fakti që pavarësia e tij kishte pasur trajektore rënëse ndër vite.

- reklamë -
Ad imageAd image

Goodall fluturoi nga Australia për në Zvicër, për t’iu nënshtruar vdekjes së asistuar, duke tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve anembanë botës.

Në daljen e tij të fundit publike, ai tha se interesi i jashtëzakonshëm publik e kishte surprizuar atë. Goodall mbylli sytë qetësisht në orën 12:30 në Bazel, njoftoi “Exit International”.

Në një intervistë të muajit të kaluar, në përvjetorin e tij të lindjes, ai tha se “nuk ndihej i lumtur, donte të vdiste dhe se kjo nuk ishte edhe aq e trishtueshme. E trishtueshme do të ishte nëse dikush pengohet të vdesë”.

Share This Article