Tonelata me çokollatë mbulojnë një autostradë në Poloni (video)

arber.coku
1 Min Read

Në Poloni një kamion mallrash ka pësuar një aksident dhe është përmbysur në autostradë, duke derdhur tonelata të tëra çokollate të lëngshme në rrugë.

Televizioni privat në Poloni TVN24 tregoi pamjet e kamionit të përmbysur të rrethuar nga çokollata ngjyrë kafe që mbulonte gjashtë korsi në autostradën A2, duke bllokuar trafikun në të dyja drejtimet.

Forcat e shpëtimit thanë se çokollata e lëngshme ishte ngurtësuar dhe janë dashur sasi të mëdha uji të nxehtë për të pastruar rrugën.

Shefi i brigadës së zjarrfikëseve të Sllupcës (qytet në Poloninë Perëndimore), Bogdan Kowalski, tha se “çokollata e ftohtë është më e keqe se bora”.

Nga ky aksident është lënduar vetëm shoferi i kamionit.

Share This Article