×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shkatërrohet organizata terroriste në Itali, përgjimet zbuluan 2 milionë euro

E Enjte, 10 May 2018 16:21

Policia italiane arriti të zbardhte detajet e njërit prej operacioneve antiterroriste të ekzektuar sot në 4 rajonet italiane të Lombardisë, Venetos, Emilia Romanjës e Sardenjës.

Ky operacion është koduar “Foreign Fighters” i koordinuar nga Antiterrorizmi i Romës e i Breshës ka nisur hetimet në vitin 2015 pas identifikimit të një fluksi të madh parash përmes shoqërive “Money Transfer” nga disa persona të komunitetit sirian me banim në provincën e Lekos dhe Komos.

Celuala terroriste e kishte bazën në territorin italian e me degëzime që vepronin në vende të ndryshme europiane.

Hetimet investigative me ndihmën e inflitrimit të agjentëve policorë çuan në zbulimin e një fluksi e ricklimi ilegal parash në shumën prej 2 milionë euro me vendet si Turqia, Suedia, Hungaria e Italia, të përdorura dhe për financimin e grupeve terroriste të organizatës islamike “Al-Nusra”.

 Përgjimet telefonike e ambientale  kanë zbardhur bisedat e kërkesat për financim dhe transferim parash nga  persona me banim në “zonat e nxehta” të Sirisë.

Kreu i kësaj celuele terroristi ishte siriani Daadoue Anwar me banim në Suedi, në qytetin Norrköping, e që merrej me administrimin e transferimit të parave, jashtë sistemit bankar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...