Parlamenti hungarez rikonfirmon Viktor Orbanin në krye të qeverisë

Theodhori Beka
1 Min Read

Parlamenti i Hungarisë ka rizgjedhur Viktor Orbanin në postin e kryeministrit. Ky është mandati i tretë radhazi i Orbanit në këtë post, dhe i katërti në përgjithësi.

“Ne kemi zëvendësuar një demokraci liberale me një demokraci të krishterë të shekullit 21, e cila garanton lirinë e njerëzve dhe sigurinë”, u shpreh Orban para Parlamentit hungarez, shkruan rel.

Partia e Orbanit, Fidez fitoi zgjedhjet parlamentare të mbajtura muajin e kaluar. Fushata e tij u dominua nga politikat kundër migrantëve.

Share This Article