Roth: Çështja e emrit të Maqedonisë duhet të zgjidhet këtë vit

Premte, 11 May 2018 09:08

Fatos Musliu

Ministri i shtetit për Çështje Evropiane në ministrinë e Jashtme gjermane Mihael Roth, vizitoi Maqedoninë. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Zaev, ai tha se kontesti me Greqin duhet të zgjidhet këtë vit.


"Gjermania e përkrah gjetjen e zgjidhjes në një perudhë të afërt, dhe njëherit vlerëson rolin e ndërmjetësit Metju Nimic. Është bërë shumë, por ka mbetur pak kohë për zgjidhjen e këtij problemi. Këtë vit duhet të zgjidhet çështja e emrit, në të kundërtën situata e statu-kuosë do të vazhdojë me vite", paralajmëroi Michael Roth, gjatë vizitës së tij në Maqedoni. Është tejet me rëndësi, siç tha ai, që të dyja palët mos të shpejtojnë në vendosjen e vijave të kuqe. Ndaj duhet të vazhdojë dialogu politik mes qeverisë dhe opozitës. "Vlerësoj se të dyja palët kanë vullnet dhe mund të arrijnë marrëveshje me kompromis të qëndrueshëm dhe të pranueshëm nga të dyja palët. Shikoj dritë në fund të një tuneli të gjatë”, tha Mihael Roth. Ai gjithashtu ka përshëndetur kthimin e opozitës maqedonase në punën e parlamentit meqë "kjo do të kontribuojë në zhvillimin e demokracisë". I pyetur për mbështetjen e vendeve nga BE për anëtarësimin e Maqedonisë në BE-së, Roth ka thënë se pa mbështetje publike procesi i BE-së nuk do të jetë i sukseshëm për të dyja palët.

"Qytetarët e Gjermanisë janë të vetëdijshëm për sfidat, krizat, luftërat, prandaj patjetër duhet t'i përforcojmë kapacitetet. Këtu është edhe oblgimi i partnerëve tanë që t'i presim në BE. E kemi momentin e shkëlqyer në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Sofje, ku mund ta dëshmojmë përkushtimin tonë për zgjerim të BE-së. E di se shumë qytetarë të BE-së janë skeptik, ata duhet t'i bindim se anëtarësimi i Ballkanit në BE nuk është në interes vetëm të këtyre shteteve por edhe në interesin e BE-së”, ka theksuar Rot.
Zaev: Është momenti për perspektiven evropiane të Maqedonisë
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka falënderuar Gjermaninë për përkrahjen e Maqedonisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Zaev tha se Maqedonia vitin e fundit ka bërë një kërcim kuantitativ nga shteti i kapur në një demokraci funksionale në të cilin po ndërtohet koncepti i ”një shoqërie për të gjithë”.
"Pas përkushtimit në zbatimin e reformave fituam rekomandimin e Komisionit Evropian. Mbetemi të përkushtuar në rrugën e reformave, marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal. Qëllimi jonë është që këtë vit ti fillojmë bisedimet për anëtarësim në BE dhe të marrim ftesë për anëtarësim në NATO. Mbetemi të bindur se liderët e BE-së kanë njohur momentin se dhënia e perspektivës evropiane për Maqedoninë është tani”, tha Zaev.
PSP duhet të vazhdojë me punën e saj
Ministri i shtetit Mihael Roth ka thënë se puna e Prokurorisë Speciale Publike patjetër duhet të vazhdojë. Nëse kjo nuk ndodh me vazhdimin e mandatit të saj për çka është e nevojshme dy e treta e shumicës parlamentare, atëherë prokuroria Speciale Publike duhet të integrohet si sektor i rregullt në sistemin gjyqësor.
"Është me rëndësi të vazhdojnë hetimet dhe puna e Prokurorisë Publike Speciale. Është shumë me rëndësi që të rikthehet besimi në institucionet publike. Hetimet për skandalet nga afera e përgjimeve patjetër duhet të vazhdojë. Nëse opozita nuk voton për vazhdimin e mandatit të kësaj prokurorie atëherë kjo prokurori duhet të integrohet në strukturat e rregullta të prokurorisë, kjo do të ishte një zgjidhje pragmatike”, ka deklaruar Mihael Rot. DW

Modifikuar më Premte, 11 May 2018 11:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...