×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

SHBA: OKB të vazhdojë inspektimet në Iran

Premte, 11 May 2018 11:30

Shtëpia e Bardhë do që inspektimet e Kombeve të Bashkuara në lokacionet bërthamore të Iranit të vazhdojnë, me gjithë tërheqjen e presidentit Donald Trump nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, që i ka autorizuar ato inspektime, thanë zyrtarët amerikanë.

Disa ditë pasi Trump u tërhoq nga marrëveshja dhe mandati për shqyrtimin rigoroz të objekteve iraniane, zyrtarë të lartë të administratës thanë se ai dëshiron që monitorimi të vazhdojë, ndërsa agjencisë bërthamore të OKB-së do t’i sigurojë para për të mbajtur ekipin e saj të inspektorëve në Iran.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin inspektimin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore në Iran”, tha një zyrtar amerikan në këtë agjenci, raporton DPA.

E njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës për Veprim, marrëveshja midis Iranit dhe fuqive botërore ka detyruar Republikën Islamike të hapë çdo lokacion për inspektorët brenda 24 ditësh. Pakti gjithashtu ka krijuar 24 orë mbikëqyrje të largët në disa zona iraniane.

Por, Trump dhe bashkëpunëtorët e tij vazhdimisht kanë thënë se inspektimet e autorizuara me marrëveshje, nuk janë të mjaftueshme. Sipas tyre, vetë zyrtarët iranianë kanë thënë se inspektorët e OKB-së kurrë nuk do të lejohen të kenë qasje në vendet më të ndjeshme ushtarake.

“Amerikanët mund të ëndërrojnë të vizitojnë vendet tona të ndjeshme ushtarake. Nuk do të ndodhë kurrë”, ka thënë Ali Akbar Velayati, këshilltar i udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, në muajin shtator.

“Duhet të jemi në gjendje të shkojmë dhe ta kontrollojmë atë vend. Duhet të jemi në gjendje të shkojmë në bazat e tij ushtarake për të parë nëse janë duke na mashtruar", tha Trump në një tubim në Indiana.

Me marrëveshjen e vitit 2015, Irani është dakorduar të frenojë aktivitetet e tij bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare. Megjithatë, Irani vazhdimisht ka thënë se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore, por Perëndimi ka shfaqur drojën se ai synon krijimin e bombës atomike./REL

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...