Ad imageAd image

Ja kur rinis lëvizja e lirë në BE

1 min lexim

Ministrat e Brendshëm të bllokut evropian vendosën që nga 1 korriku të hapen kufijtë e jashtëm të BE-së.

Kryeministri italian Giuseppe Conte dhe ai spanjoll, Pedor Sanchez kanë kërkuar që hapja të bëhet në mënyrë ‘ të koordinuar dhe jo diskriminuese’.

Turistët gjermanë, francezë dhe zviceranë sipas mediave italiane, janë gati të kthehen në vendin fqinj duke filluar nga 15 qershori.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në një letër të përbashkët drejtuar KE-së, Italia dhe Spanja theksojnë se është ‘momenti të riaktivizojmë ekonomitë tona, të rekuperojmë normalitetin e bashkë me të, dhe një element thelbësor të projektit europian siç është liria e lëvizjes në zonën Schengen’, shkruajnë ata.
Mbi këtë ka folur edhe ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, i cili e përshkroi 15 qershorin si ‘ditën D për turizmin evropian’.

‘Po punojmë me secilin vend, jo për t’i treguar sesa e bukur është Italia, sepse këtë e dinë të gjithë, por për t’i bërë të kuptojnë që mund të vijnë këtu me siguri të plotë’, u shpreh ai.

Me gati 33.800 vdekje dhe 234,000 infektime, Italia është kthyer në njërin prej shteteve më të prekura nga Covid-19, ndaj dhe ka ngurrim nga vendet e tjera për të liruar lëvizjen me të.

Ndani këtë artikull