Ad imageAd image

Jeta si studente Oksfordi e Malalës

2 min lexim

Tetë muaj më parë, Malala pushtoi mediet në mbarë botën. Ajo do të ishte studentja më e re e Universitetit të Oksfordit.

Sot 8 muaj më pas, 20-vjeçarja fituese e çmimit Nobel për Paqen duket se është përshtatur më së miri me jetën studentore.

Aktivistja e të drejtave të grave nga Pakistani, e cila në vitin 2012 u qëllua për vdekje nga talebanët, në tetor nisi studimet në Oksford dhe është një nga studentet e dalluara. Por, ajo çfarë bie në sy është jeta që bën sot Malala. Ka shumë miqësi, bën një jetë aktive, luan polo, shijon jetën e natës, madje është zgjedhur në krye të këshillit që organizon festat studentore.

- reklamë -
Ad imageAd image

Por, përtej jetës normale, Malala shoqërohet kudo nga dy truproja të armatosur, oficerë policie, njëri prej të cilëve qëndron jashtë derës së dhomës së gjumit të saj. Miqtë e saj dhe studentët e Oksfordit thonë se e respektojnë Malalën dhe hapësirën e saj, jo thjesht për faktin se është një nga vajzat më të famshme në të gjithë botën.

Malala është zgjedhur nga Komiteti i Universitetit për të organizuar edhe ballot zyrtare të saj, si dhe sekretare e përgjithshme e organizimit të festave. 20-vjeçarja nga Pakistani ka zgjedhur të përshtatet me jetën perëndimore, edhe në stil, duke hequr dorë nga fustanet e gjata tradicionale, duke i zëvendësuar shpeshherë edhe me xhinse e veshje sportive apo taka, duke iu përshtatur vendit ku jeton.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull