Ad imageAd image

Kapen 25 emigrantë të fshehur në anijen e mallrave

1 min lexim

Një ngjarje tjetër që lidhet me emigrantët ka ndodhur pak javë pasi 39 vietnamezë u gjetën të vdekur brenda një kamioni frigorifer në Angli.

Së fundi 25 emigrantë janë gjetur të fshehur në bordin e një anijeje mallrash. Ata ishin nisur për në Britani, që nga Holanda. Policia e ndaloi anijen dhe e ktheu te porti holandez i Vlaardingenit, sipas njoftimeve nga Holanda.

Zyrtarë s’e kanë konfirmuar ende gjendjen shëndetësore të emigrantëve, të cilët u zbuluan në tragetin e quajtur Britania Seaways.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ambulancat shkuan menjëherë në port dhe i morën emigrantët në spital për t’i kontrolluar për hipotermi.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull