Ad imageAd image

Kenia/ Shpërthen diga, dhjetra persona të vdekur

2 min lexim

Vazhdojnë kërkimet e dëshpëruara për dhjetëra persona të zhdukur pas shpërthimit të një dige në Kenia, me frikën se numri i të vdekurve do të rritet.

Më shumë se 40 persona dihet se kanë vdekur në katastrofën e së mërkurës e cila goditi pranë qytetit Solai, 190 km në veriperëndim të kryeqytetit Nairobi.

Pothuajse gjysma e viktimave të gjetura deri tani janë fëmijë, tha Policia.

- reklamë -
Ad imageAd image

Policia pritet të kryejë hetimet të plotë për të zbuluar shkakun dhe fajtorët nëse ka dhe do të dalë me një raport brenda dy javësh, tha zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

Diga shpërtheu të mërkurën rreth orës 21:00 me orën lokale (18:00 GMTV) duke derdhur 70 milion letra ujë në drejtim të shtëpive.

Sipas gazetës së Kenias, Daily Nation, muri i ujit ishte afro një metër e gjysmë i lartë dhe 500 m i gjerë. Ai shkatërroi çdo gjë që gjeti përpara, përfshirë një shkollë fillore dhe linjat e energjisë.

“Përmbytja ndodhi aq shpejt, – tha Josephat Kimeli për BBC. – ndërsa unë isha duke vrapuar, dy vajzat e mia u zhdukën nga përmbytja. Qeshë në gjendje të shpëtoja gruan time dhe dy djemtë. Por kam dhimbje, kam humbur fëmijët.”

Ngugi Njoroge, një nga dhjetra të plagosurit që po kurohen, u tha gazetarëve se ishte ndarë nga familja e tij.

“Isha me prindërit dhe vëllanë tim të vogël. Nuk e di ku janë. Unë u rrëmbeca prej ujit, por qeshë me fat kur mbërtheva një pemë dhe prita derisa uji ra.

auto 101277499 6e230640 c6a4 4fb8 bcfa 3e0aae6b0c1c1526039940

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull