Ad imageAd image

Komisioni Evropian dërgon gjashtë vende në gjyq për ndotje të ajrit

1 Min Read

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se do të dërgoj Gjermaninë, Francën dhe katër vende të tjera në gjykatën më të lartë, për shkak të bllokimit në përmbushjen e standardeve të BE-së për cilësinë e ajrit. 

Vendimi erdhi pasi komisioni i Bashkimit Evropian u dha shancën e fundit në Janar gjashtë vendeve: Britanisë së Madhe, Italisë, Hungarisë, Rumanisë, Gjermanisë dhe Francës për të ndërmarrë hapa në përmirësimin e cilësisë së ajrit. 

Megjithatë, komisioneri i mjedisit i BE-së Karmenu Vella tha në një konferencë shtypi në Bruksel se vendet nuk arritën të veprojnë shpejtë. 

- reklamë -
Ad imageAd image

“Komisioni duhej të konkludonte se masat shtesë të porpozuara nuk janë të mjaftueshme për të përmbushur standardet e cilësisë së ajrit sa më shpejtë të jetë e mundur. Si pasojë, komisioni ka vendosur t’i dërgojë këto gjashtë shtete anëtare në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së”, tha Vella.

Gjykata e cila gjendet në Luksemburg mund të shqiptojë gjoba të rënda. 

Vella i cili e quajti problemin e ndotjes “kërcënues për jetën”, tha se Brukseli kishte frikë se mund të përfundonte duke pritur disa vjet para se këto vende të vendosnin masat e duhura në përmirësimin e cilësisë së ajrit. 

“Nuk mund të presim më”, shtoi ai. /REL/

Share This Article