Ad imageAd image

Koronavirusi në Itali,vijon rritja e rasteve të reja, por nuk ka rritje të viktimave

1 min lexim

 

Vijon rritja e rasteve të reja me koronavirus në Itali.

Sipas shifrave të publikuara nga autoritetet atje, janë 629 raste të reja të konfirmuara gjatë ditës së fundit, por fatmirësisht vetëm katër viktima.

- reklamë -
Ad imageAd image

Gjithsesi numri i rasteve vijon të jetë më i larti që nga muaji qershor dhe gati 60 më shumë se një ditë më parë.
Numri total i rasteve aktive është 14 406.
Gjatë ditës së fundit janë konfirmuar 764 të shëruar, ndërsa vetëm 55 persona janë në terapi intensive në të gjithë vendin.

Ndani këtë artikull