Ad imageAd image

Koronavirusi vret 738 vetë në 24 orët e fundit në Spanjë, shteti me numrin e dytë më të lartë i viktimave në Europë

1 min lexim

Numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë e ka kaluar shifrën zyrtare të viktimave në Kinë – vendin e origjinës së sëmundjes. Në 24 orët e fundit, Spanja ka regjistruar 738 viktima, që e kanë çuar në 3,434 numrin total të tyre.

Për krahasim, Kina ka 3,285 vdekje të raportuara, ndërsa Italia – vendi më i prekur – ka 6,820. Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, do të kërkojë më vonë nga deputetët që të zgjasin gjendjen e jashtëzakonshme në këtë vend edhe për dy javë të tjera, raporton Rel.

Ligjvënësit pritet të pajtohen për masat e izolimit, sipas të cilave, njerëzit mund të dalin nga shtëpitë vetëm për të blerë ushqime ose barna, ose për punë. Në Spanjë, në total, janë 47,610 njerëz të infektuar me koronavirus.

- reklamë -
Ad imageAd image

Pjesa e goditur më së keqi është zona përreth kryeqytetit Madrid, e cila ka 14,597 raste të raportuara.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull