Ad imageAd image

Krime, protestuesit i vënë “zjarrin” fotove të Trump, May dhe Macron

1 min lexim

 Në Krime është protestuar kundër sulmeve të fundit ajrore në Siri. Protesta u zhvillua në sheshin kryesor të kryeqytetit të rajonit Simferopol, në gadishullin e aneksuar nga Vladimir Putin në vitin 2014, ku protestuesit u vunë zjarr

fotografive të Theresa May, Donald Trump dhe Emmanuel Macron.

Ruslan Balbek, i cili përfaqëson rajonin në Parlamentin rus, tha se në këtë tubim morën pjesën të rinj nga Krimea.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Politika agresive e Perëndimit kundër kombit sirian, një shtet sovran, nuk është i pranueshëm. Por për fat të keq, sot ligji ndërkombëtar është tërësisht i shqyer. Ai zëvendësohet nga dominimi i vetëm një mendimi, vullnetit të Perëndimit”, pohoi Balbek.

Ndërkohë kreu i organizatës së Krimesë, Eivaz Umerov,  tha se tre politikanët do të shkojnë në ferr për atë që bënë.

Ndani këtë artikull