Ad imageAd image

Kryeministri britanik Boris Johnson mund të udhëtojë drejt Kievit

1 min lexim

 

Kryeministri britanik, Boris Johnson po shqyrton mundësinë e një vizite të shpejtë në Kiev për të treguar mbështetje për Ukrainën.

Sipas Daily Mail, kryeministri u ka kërkuar zyrtarëve të shqyrtojnë mundësinë dhe vlerën e një udhëtimi të tillë drejt kryeqytetit ukrainas për bisedime me presidentin Volodymyr Zelensky.

- reklamë -
Ad imageAd image

Zyrtarët e sigurisë thuhet se janë shumë të shqetësuar nga ideja e udhëtimit të kryeministrit në një zonë lufte, prej nga janë larguar deri më tani të paktën 10 milionë njerëz.

 

Por një burim tha se Johnson është i vendosur për të shkuar nëse mund të arrijë diçka me vizitën e tij.

 

Situata në Kiev u përkeqësua mbrëmjen e shkuar, një tregues ky se vizita do jetë shumë e vështirë.

Ndani këtë artikull