Ad imageAd image

Kthesa bombastike/ George Soros nuk financon më prokurorët liberalë

1 min lexim
 

Miliarderi ultramajtist, George Soros ka ndaluar financimin për dhjetëra prokurorë liberalë në SHBA.

Sipas Daily Mail, kthesa bombastike vjen në kohën kur prokurorët e financuar nga Soros janë kthyer në figura shumë jopopullore në Amerikë. 

Miliarderi 93-vjeçar ka dhënë më shumë se 5 milionë dollarë për një komitet për këtë qëllim në Kaliforni, por duke nisur nga viti 2023, ai nuk ka hedhur asnjë kacidhe.

Dy prokurorët e qarkut të Los Angeles, të mbështetur nga Soros, rrezikojnë të largohen nga detyra.

Prokurorët George Gascon dhe Pamela Price janë akuzuar se me politikat e tyre të buta ndaj krimit kanë lejuar përkeqësimin e situatës.

Ndërkohë shumë prokurorë të tjerë të Sorosit në SHBA akuzohen se janë përdorur politikisht ose se kanë toleruar shtimin e krimit në zonat e tyre.

Ndani këtë artikull