Ad imageAd image

Kur humanizmi tejkalon kufinjtë

2 min lexim

Për 60 vjet,  një australian ka dhuruar gjak thuajse çdo javë duke shpëtuar jetën e më shumë se 2.4 milionë bebeve sipas Shërbimit të Kryqit të Kuq në Australi.

I njohur si “burri me krahun e artë”, gjaku i 81-vjeçarit James Harrison ishte vërtet special. Ai kishte antitrupa që luftojnë sëmundjen, të cilat janë përdorur për të zhvilluar injeksionin Anti-D, që ndihmon për të luftuar sëmundjen hemolitike me rezus D.

Kjo sëmundje zhvillohet gjatë shtatzënisë kur gjaku i nënës fillon të sulmojë qelizat e gjakut të të sapolindurit, duke shkaktuar dëmtime në tru ose vdekje të foshnjës. Sëmundja zhvillohet kur nëna ka rezus negativ të gjakut dhe foshnja ka rezus pozitiv, të trashëguar nga i ati. Antigjenet e ndryshme bëjnë që trupi i nënës të dëmtojë foshnjën. Edhe pse mjekët nuk janë të sigurt përse gjaku i Harrison përmban antitrupin e rrallë që lufton këtë sëmundje, ata besojnë se mund të ketë lidhje me ndërhyrjen kirurgjikale në kraharor që ka kryer kur ishte 14 vjeç. Harrison filloi të dhurojë gjak pasi e rimori veten nga operacioni. Sapo mjekët zbuluan se gjaku i tij ishte krejtësisht i ndryshëm nga të tjerët, ai filloi të dhurojë plazma të gjakut për të ndihmuar më shumë njerëz.

- reklamë -
Ad imageAd image

Tani është koha që ai të tërhiqet, duke qenë se Australia nuk e lejon dhurimin e gjakut nga personat mbi 81 vjeç.

Nuk kanë munguar vlerësimet e shumta për humanizmin e Harrison. /CNN/

Ndani këtë artikull