Ad imageAd image

Ky është njeriu që qëlloi ndaj Donald Trumpit

1 min lexim
 

Është identifikuar edhe njeriu që qëlloi ndaj Donald Trump.

Sipas Nju Jork Post, bëhet fjalë për 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks.  

I riu me origjinë nga Bethel Park, Pensilvani, qëlloi me armë zjarri ndjaj kandidatit republikan për president të SHBA-së, gjatë një mitingu në Butler, pranë Pittsburgh.

Një nga të shtënat e plagosi në vesh Trumpin.

Burimet zbuluan se Crooks ishte vendosur në çatinë e një fabrike mbi 130 metra larg skenës në terrenin Butler Farm Shoë, para se ai të vritej nga forcat e sigurisë.

Ndani këtë artikull