Ad imageAd image

Linje hekurudhore turke në Bullgari – BE investon miliona dollarë

1 min lexim

BE do të ndihmojë në financimin e ndërtimit të linjës hekurudhore që lidh Stambollin me kufirin bullgar me një grant prej 275 milionë euro ose 314 milionë dollarë.

Nënkryetari i Komisionit Europian Jyrki Katainen tha ditën e sotme në një konferencë shtypi me ministrin e ekonomisë turke se synon të rrisë bashkëpunimin ekonomik mes Turqisë dhe BE-së pavarësisht lidhjes së tyre të tensionuar.

Turqia filloi negociatat e anëtarësimit në BE në 2005, por bisedimet që prej asaj kohe kanë ngecur. BE thotë se Turqia po shkon larg vlerave demokratike europiane. Disa gazetarë të BE-së akreditimet e shtypit të të cilëve nuk janë rinovuar nga qeveria e Turqisë nuk mund të merrnin pjesë në konferencën e së enjtes.

- reklamë -
Ad imageAd image

Katainen tha se atij i vinte “tmerrësisht keq” për këtë. Ai tha se BE ishte duke punuar me autoritetet turke për të siguruar se “liria e shtypit respektohet”.

Burimi:AP

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull