Ad imageAd image

Londër, rritet prania mjekësore në aeroportin “Heathrow” nga koronavirusi kinez

1 min lexim

Autoritetet shëndetësore britanike njoftuan sot, në përfundim të një takimi krize të qeverisë mbi epideminë e koronavirusit kinez, riforcimin e pranisë mjekësore në aeroportin londinez të Heathrowt, duke shtuar se asnjë rast nuk ishte konfirmuar në Britaninë e Madhe.

“Rreziku për publikun britanik mbetet i ulët, por rastet janë të mundshme në një pikë “, theksoi shefi i mjekësisë së shërbimeve shëndetësore publike për Anglinë, (PHE), Chris Whitty, në një komunikat

“Britania e Madhe është e mirëpërgatitur për këto incidente”, theksoi ai.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në total, 14 persona që kanë shfaqur simptoma të dyshuara janë testuar, por rezultatet kanë qenë negative.

Ndani këtë artikull