Ad imageAd image

Maqedoni, Kuvendi do të diskutojë nëse do ti hiqet Gruevskit mandati i deputetit

1 min lexim

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka dorëzuar te kryetari i Komisionit për Çështje të Mandateve dhe Imunitetit kërkesën e dërguar nga gjykata, për marrjen e mandatit të deputetit dhe ish kreut të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Komisioni duhet të vendosë se a do të jetë i padenjë deputeti Gruevski për të kryer funksionin e deputetit pas vendimit për dënimin me burg prej 2 vjetësh për blerjen e Mercedesit luksoz, në kohën sa ishte kryeministër i vendit.

Kryetari i Komisionit, Pavlle Bogoevski, ka konfirmuar se kërkesa është dorëzuar deri tek ai dhe njoftoi se seanca në të cilën do të shqyrtohet kjo kërkesë duhet të caktohet për 15 ditë.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull