Ad imageAd image

Mbretëresha Elizabeth II kaloi një natë në spital. Ja si paraqitet gjendja e saj shëndetësore

1 min lexim

Elizabeth II, kaloi një natë në spital për kontrolle mjekësore, njoftoi Pallati Bukinghem.

Sipas deklaratës për media, mbretëresha tani është kthyer në rezidencën e saj dhe është në gjendje te mire.

Në deklaratë thuhet se mbretëresha e kaloi natën e së mërkurës në spital dhe se ajo është këshilluar që të pushojë disa ditë, pas një orari të ngjeshur me angazhime publike.

- reklamë -
Ad imageAd image

Një vizitë e saj në Irlandën Veriore, e planifikuar për këtë javë, është anuluar.
Mbretëresha Elizabeth II është 94 vjeçe. Ajo ka marrë fronin e Mbretërisë britanike në vitin 1952.

Në muajin prill, ajo ka humbur bashkëshortin e saj, princin Philip. Philip ka vdekur në moshën 99-vjeçare.

Ata janë martuar në vitin 1947 dhe kanë katër fëmijë: princin Charles, trashëgimtarin e fronit, princeshën Anne dhe princat Andrew dhe Edward./REL

Ndani këtë artikull