Ad imageAd image

Merkel dhe Macron: BE të përgatitet për pandeminë e rradhës

1 min lexim

Disa liderë europianë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane Angela Merkel, i kërkuan sot BE-së që të studiojë mënyrat për të qenë më e mirëpërgatitur për një pandemi tjetër.

“Përgjigja kaotike ndaj koronavirusit të ri, i cili ka shkaktuar zyrtarisht 184 256 vdekje në BE, ngriti pikëpyetje për nivelin e gatishmërisë”, shkruhet në letrën e tyre drejtuar presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen.

“Kjo theksoi nevojën për një qasje në mbarë Europën, sidomos kur flitet për një valë të dytë të pandemisë”, vazhduan liderët.

- reklamë -
Ad imageAd image

Liderët vlerësojnë se Bashkimi Europian nuk tregoi se kishte përgatitjen e duhur përballë COVID-19.

Ndani këtë artikull