Ad imageAd image

Merkel mund të rikthehet si pedagoge në Universitet pas përfundimit të mandatit

1 min lexim

Angela Merkel ka sugjeruar se mund të kthehet të japë mësim në universitet pasi të përfundojë mandatin e saj si kancelare e Gjermanisë në vitin 2021.

“Të gjitha universitetet që më kanë dhënë një doktoratë nderi, sidoqoftë, do të dëgjojnë përsëri nga unë, kur mos të jem më kancelare”, tha Merkel, e cila ka mbajtur detyrën e kancelares që nga viti 2005, citon “Reuters“.

Këtë deklaratë Merkel e bëri gjatë një fjalimi në shkollën e Menaxhimit të HHL-së, në Leipzig.

- reklamë -
Ad imageAd image

Partia e Merkel dhe partnerët e tyre Social Demokratë (SPD) po përballen me humbjen e shumë mbështetësve nga e djathta ekstreme në zgjedhjet e mbajtura në dy shtete të Gjermanisë Lindore të dielën, duke shkaktuar më shumë përplasje në koalicion.

Merkel u tërhoq nga drejtimi i partisë së Unionit Kristian Demokratik (CDU) vitin e kaluar, pas humbjes së thellë në zgjedhjet e shtetit dhe tha se ky do ishte mandati i saj i fundit për një post në politikë.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull