Ad imageAd image

Migrimi, sfida më e madhe për të ardhmen e BE-së

1 min lexim

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi sot se migrimi është sfida më e madhe për të ardhmen e Bashkimit Evropian.

“Kjo sfidë më duket shumë më e madhe për kohezionin e ardhshëm të Bashkimit Evropian sesa atë që kemi përjetuar gjatë krizës së eurozonës”, tha Merkel gjatë një fjalimi në parlamentin gjerman.

Komentet e Merkelit vijnë pas manifestimeve të ekstremit të djathtë në Gjermani, si kundërpërgjigje ndaj një rritjeje të perceptuar të krimeve të kryera nga azilkërkuesit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Gjermania mori qindra mijëra refugjatë në vitin 2015 dhe 2016, një vendim që i kushtoi Merkelit dhe konservatorëve të saj një pjesë të rëndësishme të kapitalit politik.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull