Ad imageAd image

Mijëra persona në funeralin e gazetares së vrarë bullgare

1 min lexim

Sofje, 12 tetor – Mijëra njerëz i kanë dhënë sot lamtumirën Viktoria Marinovës, gazetares së re bullgare, e cila u përdhunua dhe u vra të shtunën e kaluar nga një 21-vjeçar i entitetit etnik rom, i quajtur Severin Krassimirov, bëri të ditur shtypi vendas.

Ceremonia e varrimit u zhvillua në mëngjes në kishën ”Sveta Troitsa” në Ruse, qytet në Danub, në veri të Bullgarisë, ku jetonte dhe punonte Marinova në një televizion lokal.

Për të ruajtur zonën e funeralit, policia kishte shtuar prezencën e saj.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në parlament, kryeministri Bojko Borisov siguroi gazetarët se janë të gjitha masat janë marrë për të kundërshtuar çdo eventualitet përshkallëzimi dhe tensioni në qytetin Ruse.

Në të njëjtën kohë, kryeministri i bëri apel medias të qëndrojnë të kujdesshëm dhe të mos provokojnë tensione etnike.

Në një intervistë dje në televizionin bullgar ”Nova Nova”, nëna e vrasësit, Nadezhda Krassimirova tha se Severin kishte probleme psikike.

Media bullgare informoi sot se autoritetet gjermane kishin deklaruar zyrtarisht se, Severin Krassimirov, i arrestuar në Stade tre ditë më parë, do të ekstradohej në Bullgari në 10 ditët e ardhshme.

Ndani këtë artikull