Ad imageAd image

Mocion mosbesimi ndaj Tsipras, sot votohet propozimi i opozitës

1 min lexim

Parlamenti grek pritet të mblidhet sot për të votuar propozimin e kreut të qeverisë, Aleksis Tsipras, për votëbësimin e deputetëve pas daljes së partnerit Panos Kammenos nga koalicioni qeverisës.

Për partitë e opozitës në Greqi, divorci mes dy partive aleate përpara ratifikimit të marrëveshjes së shumëdebatuar të Prespës është vetëm një inskenim politik.

Sipas tyre kjo nuk do të devijojë qëllimin e vërtetë të qeverisë në favor të akordit me Maqedoninë.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Qeveria ka humbur prej kohësh besimin e popullit grek dhe nuk është në gjendje të mbrojë interesat kombëtare”, ka thënë kryekonservatori Mitsotakis duke iu referuar marrëveshjes për emrin e Maqedonisë.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull