Ad imageAd image

Nuk do të lejohen ‘memet’, nëse BE e miraton ligjin

2 min lexim

Memet, redaktimi i fotove për të qeshur dhe përdorime të tjera nuk do të lejohen më nëse miratohet një projektligj i BE-së për të drejtat e autorit, paralajmërojnë ekspertët.

Grupet e të drejtave dixhitale po bëjnë fushat kundër Copyright Directive, të cilën Parlamenti Europian do ta votojë më vonë këtë muaj. Ligji synon të mbrojë të drejtat në moshën e internetit.

Por kritikët thonë se ai keqkupton mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë me përmbajtjen në Web dhe rrezikon një censurë të shtuar.

- reklamë -
Ad imageAd image

Copyright Directive është një përpjekje për të riformuar të drejtën për internetin, në veçanti për ribalancimin e lidhjes mes atyre që kanë këtë të drejtë dhe platformave online.

Neni 13 i këtij ligji thotë se ofruesit e platformave duhet të “marrin masa të sigurojnë funksionimin e marrëveshjes së bërë me mbajtësin e të drejtave për përdorimin në punët e tyre”.

Por kritikët thonë se kjo do të kërkojë që të gjitha platformat e internetit të filtrojnë përmbajtjen e vendosur online nga përdoruesit, çka mendohet të jetë një masë strikte e tepruar për fjalën e lirë.

Gjithashtu ka shqetësime se propozimet do të mbështeten në algoritme që do të programohen për “të luajtur të sigurt” dhe të fshijë çdo gjë që krijon rrezik për platformën./tch

Ndani këtë artikull