Ad imageAd image

Pajisje shpërthyese para shtëpisë së prokurorit të Gjykatës së Lartë

2 min lexim

Policia greke është vënë në alarm që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm nga një pajisje shpërthyese e vendosur para banesës së zëvendësprokurorit Publik të Gjykatës së Lartë, Isidor Ntogiakos.

Policia u sinjalizua nga një telefonatë e mbërritur rreth orës 03.54 në zougla.gr nga një person anonim, i cili paralajmëroi se një pajisje shpërthyese do të aktivizohej në rrugën Adramythounë Byron brenda  20 minutave.

“Nuk është një mashtrim,” tha ai.

- reklamë -
Ad imageAd image

Menjëherë forca të shumta mbërritën në vendngjarje dhe rrethuan zonën. Dhe në fakt paralajmërimi rezultoi i vërtetë.

Njësia e çaktivizimit të mekanizmave eksploziv konstatoi gjatë kontrollit një bombë të improvizuar në një tenxhere, e cila ishte montuar në një motor që gjendej i parkuar jashtë ndërtesës në të cilën banon zëvendësprokurori. 

Pajisja fatmirësisht nuk shpërtheu, ndoshta për shkak të një gabimi në lidhjen e saj. Njësia e çaktivizimit të mekanizmave eksploziv arriti ta neutralizojë atë pa një shpërthim të kontrolluar, gjë që lehtëson punën e specialistëve të laboratorit.

Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për aktin. Por nisur nga metodologjia e përdorur dhe ngjashmëria me raste të tjera në të kaluarën dyshimet bien mbi organizatën anarkiste greke “Komploti i bërthamave të zjarrit“.

Mediat greke i referohen 30 dhjetorit të 2010, ku anëtarët e organizatës vendosën një pajisje shpërthyese në një kuti jashtë gjykatës administrative në Louizis Riankour.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull